Teatri i Metropolit ben thirrje te hapur per propozim projektesh, per realizimin e veprave teatrale per femije dhe te rinj ne bashkepunim si pjese e sezonit artistik 2016.
- Do te merren parasysh vetem propozimet per realizimin e premierave te reja, te padhena ne skena brenda territoreve shqipfoles.
- Teksti mund te jete i ri ose veper ekzistuese, e cila nuk eshte vene ne skene ne Shqiperi ne kater vitet e fundit.
- T’i kete te percaktuara te drejtat e autorit dhe lejet e nevojshme per shfrytezim
- Vepra duhet t’i komunikoje publikut te gjere, ne perputhje me politikat gjitheperfshirese te institucionit
Nuk duhet te permbaje material qe nxit dhe justifikon diskriminimin, stereotipizimin, seksizmin apo dhunen ndaj entiteteve te ndryshme - Vepra duhet te synoje formimin emocional dhe intelektual te femijeve ose te rinjve
- Te ofroje instrumente qe ndihmojne ne identifikimin dhe procesimin e ndjenjave te tyre, te nxisi imagjinaten, te identifikoje dhe ofroje zgjidhje problematikash qe i perket ketyre grupmoshave, te nxisi vetedijen e tyre si faktor te rendesishem ne perfshirjen e tyre ne jeten shoqerore.
- Te specifikoje ndikimin qe vepra mund te kete ne aspektin psikologjik te femijet
- Teksti duhet te jete i formatuar sipas shembullit
Teatri Metropol fton te rinj te grupmoshes 14-17 vjec te marrin pjese ne intership
- Njohje me teatrin, me historikun, elementet baze teatrale, zhanret dhe materialet skenike me te rendesishme te fondit kombetar dhe boteror.
- Trajnim per njohjen e mjeshtrise se aktorit (zeri, trupi, imagjinates, improvizimi, njohja me hapesiren skenike, njohja me tekniken e audicionit)
- Pune individuale dhe ne grup per realizimin e inskenimeve teatrale dhe krijimin e nje portofoli punesh.
- Perfshirje si aktor ne shfaqjet e femijeve dhe te rinjve ne sezonin artistik
- Nje mbremje prezantuese te puneve te realizuara ne fund te intershipit perpara publikut.
- Certifim nga institucioni dhe Bashkia e Tiranes per pjesemarrjen dhe realizimin e plote te intershipit.
- Perzgjedhja do te behet me audicion (materialet i gjeni online)