window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId : '239313143246779', xfbml : true, version : 'v2.9' }); FB.AppEvents.logPageView(); }; (function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "//connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk')); class="page page-id-417 page-template-default m-has-header-bg wpb-js-composer js-comp-ver-4.9.2 vc_responsive">

“Rashomon” është premiera e parë që çeli sezonin artistik në Qendrën Kulturore Tirana (Teatri Metropolit), më datë 10. 03. 2016, salla “Shekspir”, ora 20:00, një dramë e shkruar në vitin 1959 nga autorët Fay dhe Michael Kanin.
Marrëdhënia që ne kemi me të vërtetën dhe drejtësinë, raporti midis guximit dhe ndërgjegjes, këndvështrimi kritik ndaj dukjes sipërfaqësore, falja, janë këto temat që trajtohen në këtë vepër, e cila është kaq aktuale sot në Shqipëri.
“Duke pasur parasysh klimën shpeshherë të ashpër të komunikimit dhe marrëdhënies me të vërtetën, apo përcaktimin se kush është burimi i saktë i të saj me të cilën përballemi çdo ditë “Rashomon” duket se ofron një mundësi të mirë për të eksploruar artistikisht këto probleme të përditshmërisë sonë”, shprehet regjisorja Jonida Beqo.
Ngjarjet zhvillohen në Kioto të Japonisë, rreth një mijë vjet më parë, vend i cili deri në shekullin VI, ishte kryeqyteti i Japonisë. Porta Rashomon ishte hyrja e madhe në qytet. Me rënien e Kiotos, Rashomon u bë një vend i frekuentuar nga hajdutë dhe kufoma të braktisura.
Shfaqja nis këtë portë, ku një prift, një druvar dhe një berber, diskutojnë mbi ngjarjen e krimit të ndodhur një ditë më parë. Nëpërmjet bashkëbisedimit, të këtyre tre personazheve jepen rrethanat dhe prezantohen tri personazhet e tjerë: një bandit, një samurai dhe gruaja e tij.
Ngjarja rrëfehet nga këndvështrimi i këtyre tre të fundit, ku secili, sipas qëllimit dhe interesit të vetë, i portretizon rrethanat dhe personat në favor të vetes.

Rashomon