Këmbëngulja, energjia, pasioni dhe vizioni e bëjnë një vajzë të brishtë nga Bostoni të ndjek ëndrrën e saj. Jeta mahnitëse e astronomes Henrieta Levit; një nga astronomet e para në Harvardin e 1900-ës dhe grave të tjera që realizuan hartën e yjeve në univers, vjen për herë të parë premierë në Shqipëri.
“Qiell i heshtur”, një komedi romantike, gjysmë biografike e shkruar nga Loren Gunderson është premiera e dytë e Qendrës Kulturore Tirana (Teatri Metropol), premiera e së cilës ishte më datë 5 maj 2016, ora 20:00 nga regjisorja Armela Demaj.
“Qiell i heshtur” është një ndodhi njerëzore, që i flet shoqërisë, dje dhe sot. Është nje vepër, e cila flet për marrëdhëniet familjare, besimin në fuqinë e mendjes dhe shpirtit, mbështetjen dhe solidaritetin, këmbënguljen për të kërkuar dritë në thellësitë e pandriçuara dhe mënyra shprehëse të reja me qëllim një pamje më të qartë dhe kontribut në begatinë e njeriut.
Kjo premierë vjen si një vlerësim për kontributin e këtyre grave që bën histori në botë.