Kjo qendër u krijua në ambientet e ish- kinema “Dajtit” në shtator 2010. Krijimi i saj erdhi si rrjedhojë një pune disavjeçare të Bashkisë së Tiranës. Struktura e vjetër e ish-kinema “Dajtit” u transformua në mënyrë rrënjësore, duke u kthyer në një qendër shumëfunksionale për rininë me synim për tu dhënë atyre mundësinë për t’u shoqërizuar në kushte e standarte evropiane. Salla Qendrore është konceptuar për 130 persona dhe kryen funksionet e mëposhtme: Projeksion për filma, dokumentarë, materiale didaktike, prezantime, teatër, shfaqje, prova, koncerte të muzikës klasike, të lehtë dhe popullore instrumentale, pritje zyrtare, me pjesëmarrje të gjerë, mbledhje forumesh komunitare, festime, etj.
Qendra “Ten” ndodhet në rrugën “Myslym Shyri” tek ish Kinema “Dajti”.