Në datat 27-28 Qershor, 0ra 10:00-13:00, jeni të ftuar të merrni pjesë në audicionin e përbashkët që do të zhvillohet për dy shfaqje:
Shfaqjen “Tre Dhëndurët” nga autori i njohur i komedive shqiptare Dionis Bubani dhe “Mendohu Xhiakomino” nga nobelisti Luigi Pirandello.
Këto vepra do të vihen në skenë për sezonin e dytë të vitit 2016 në Teatrin e Metropolit, përkatësisht me regji nga Sonila Kapidani dhe Milto Kutali, e para është komedi e shkëlqyer karakteresh e situatash e vendosur në një familje shqiptare gjatë përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa e dyta një vepër që i përket verizmit italian ku sigurisht situatat dhe karakteret gati hyperealiste provokojnë më së shumti një realitet të jetuar. Përthyerja e kësaj vepre me vlera universale në realitetin social aktual në Shqipëri përafron mjedise dhe situata prezente e që bëjnë pjesë të mendimit dhe përzgjedhjes filozofike edhe në vetë audiencën publike.
Audicioni do të zhvillohet për këto role:
“Tre Dhëndurët”
- Mentari – në të 40-tat, avokat, babai i familjes.
- Sanija – në të 35-tat, shtëpiake, e shoqja e Mentarit.
- Flutura – në të 20-tat, e bija e Mentarit dhe Sanijes.
- Dudumi – vëllai i Sanijes, Cifligar.
- Xhevahiri – kushëri i largët i Mentarit, sekser.
- Beniamini – dhëndri i parë, djalë i një ministri fashist.
- Zenuni – dhëndri itretë , qeraxhi në shtëpinë e Mentarit.
“Mendohu Xhiakomino”
- Xhiakomino Delizi – një i ri tek të 20-at, aktualisht punonjës banke.
- At Landolina – Përfaqësues i Kishës, rreth 30-40 vjeç.
- Rozaria – Motra e Xhiakominos, njëherazi edhe si nëna e tij, tek të 50-at.
- Drejtori i Shkollës – Përfaqësues i autoritetit mësimor, rreth 35-45 vjeç.
- Lilina – 16-19 vjeç, vajzë e një familje nga shtresa e ulët dhe shtëpiake.
Aktorët e interesuar për shfaqjet duhet të kontaktojnë në e-mail qendrakulturore@tirana.al në lidhje me udhëzimet mbi skenat që duhet të përgatisin si dhe të përgatisin një monolog komik që e kanë në repertor jo më tepër se 4 minuta.
Besojmë të kalojmë dy ditë të gjalla dhe me produktivitet së bashku dhe ju urojmë sukses!